Eren Beksaç
19 Shtator 2025•Përditësim: 19 Shtator 2025
Një program pilot do të nisë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, për të ndaluar shitjen e alkoolit gjatë natës, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve të mediave kombëtare, Këshilli i Qytetit të Varshavës ka miratuar një program pilot njëvjeçar që do të ndalojë shitjen e alkoolit gjatë natës në rajonet Srodmiescie dhe Praga Polnoc në qendër të qytetit.
Kryebashkiaku i Varshavës, Rafal Trzaskowski, deklaroi se do të nisë praktikën e një programi pilot në qendër të qytetit për të matur ndikimin e ndalimit dhe se krahas kësaj kanë vënë në zbatim gjithashtu një program sigurie që do të përfshijë të gjithë qytetin e Varshavës.
Në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Trzaskowski u shpreh: "Po bëjmë hapin e parë drejt kufizimit të shitjes së alkoolit gjatë natës në Varshavë. Unë i respektoj mendimet e burrave dhe grave të Varshavës që shprehën mendimet e tyre gjatë konsultimeve publike dhe po bëjmë një hap pilot në këtë drejtim, siç bëjmë në shumë qytete".
Programi i miratuar thekson nevojën për të nisur një program nate të sigurt dhe parashikon hartëzimin e zonave problematike, fushata shtesë edukative dhe zbatimin e një fushate për shitësit me pakicë të përgjegjshëm.
Vitet e fundit ndalimet e alkoolit gjatë orëve të natës po zbatohen në të gjitha ose në rajone të caktuara të qyteteve të tjera polake.