23 Janar 2019•Përditësim: 23 Janar 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar në Moskë të Rusisë për një vizitë pune njëditore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vizitës së tij një ditore në Rusi, presidenti Erdoğan do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Ai shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan, zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, si dhe nga shefi i komunikimeve i presidencës, Fahrettin Altun.
Në kuadër të vizitës pritet të mbahet edhe një takim delegacionesh me ministrat dhe zyrtarët e të dy vendeve, ku ku do të shkëmbehen mendime rreth marrëdhënieve Turqi-Rusi, si dhe rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Sirinë.