Felix Nkambeh Tih
17 Nëntor 2017•Përditësim: 17 Nëntor 2017
HARARE (AA) – Presidenti Robert Mugabe, është shfaqur të premten para opinionit në kryeqytetin Harare, që është hera e parë që kur ushtria e Zimbabves ia ktheu shpinën të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mugabe morri pjesë në promovimin e të diplomuarve në Universitetin e Hapur të Zimbabves.
Paraprakisht të enjten, Mugabe u shfaq në disa fotografi bashkë me gjeneralët e ushtrisë për të cilët thuhet se qëndrojnë prapa intervenimit ushtarak.
Mendimet e disa analistëve janë se ushtria dëshiron të dërgon përshtypjen se “gjithëçka është në rregull në shtet”.
Mugabe dhe familja e tij pas marrjes së kontrollit në shtet nga ushtria thanë se ata mbahen në arrest shtëpiak.
Më herët gjatë të premtes, forcat e armatosura të Zimbabves njoftuan së është arritur përparim në bisedimet me presidentin Mugabe, në të cilat kanë kërkuar nga ai të përballët me realitetin se ka ardhur fundi i sundimit të tij, për çka duhet të largohet nga detyra.