Ekip
13 Janar 2021•Përditësim: 13 Janar 2021
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, të mërkurën ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga firma kineze Sinovac, duke shënuar fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Widodo iu nënshtrua kontrolleve të presionit të gjakut dhe temperaturës së trupit para se të merrte injeksionin nga zëvendës kryeshefi i administratës së Mjekësisë, Abdul Muthalib.
"Nuk dhemb aspak", tha Widodo pasi mori vaksinën në Pallatin Merdeka.
Daeng M. Faqih, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Indonezisë, u bë personi i dytë që mori vaksinën.