Serdar Dincel
09 tetor 2026•Përditësim: 09 tetor 2026
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka propozuar krijimin e një formati bashkëpunimi “CIS+1“, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe vendeve anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS), raporton Anadolu.
“Formati ‘Shtetet anëtare të CIS-it + Irani’ ose ‘CIS+1’, duhet të krijohet si një mekanizëm fleksibël dhe efektiv për dialog dhe bashkëpunim”, tha Pezeshkian në samitin e CIS-it, të mbajtur në zonën turistike Avaza të Turkmenistanit.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Fars, ai i u bëri thirrje vendeve të “këtij rajoni të rëndësishëm dhe strategjik” që të luajnë një rol kyç në formësimin e një bote shumëpolare.
Sipas tij, diplomacia rajonale duhet të shkojë përtej takimeve për menaxhimin e krizave, duke ruajtur komunikimin, duke parandaluar përshkallëzimin e konflikteve dhe duke nxitur bashkëpunimin praktik, tha ai.
Presidenti iranian gjithashtu tha se Teherani synon “ndërlidhje dhe jo përçarje, bashkëpunim dhe jo konkurrencë shkatërruese, ndërvarësi dhe jo varësi të njëanshme, si dhe siguri të bazuar në besim dhe interesa të përbashkëta, e jo në kërcënime”.
CIS-i është një organizatë rajonale ndërqeveritare e krijuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ajo përfshin Azerbajxhanin, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Moldavinë, Rusinë, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin, ndërsa Turkmenistani merr pjesë si anëtar i asociuar.
Pezeshkian ishte ftuar në samit si mysafir special.