Ekip
15 Korrik 2020•Përditësim: 16 Korrik 2020
Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed Farmaajo, ka përshëndetur popullin turk dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan në shënimin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Për Republikën e Turqisë sonë vëllazërore dhe presidentit Erdoğan, në emër të kombit tonë dhe vetes time, ne iu bashkohemi juve në lutje dhe përkujtim të vetëmohimit të dëshmorëve tuaj dhe vendosmërisë së thellë të qytetarëve tuaj guximtarë për të mbrojtur Republikën tuaj", shkroi presidenti somalez në llogarinë e tij në Twitter.
Turqia më 15 korrik të këtij viti shënon përvjetorin e katërt të tentativës së dështuar për grusht shtet të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, gjatë së cilës u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.