Ekip
24 Tetor 2018•Përditësim: 25 Tetor 2018
SRINAGAR (AA) - Policia ka bërë të ditur se forcat qeveritare kanë vrarë dy rebelë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në periferi të qytetit kryesor të Kashmirit, duke shkaktuar protesta të dhunshme anti-indiane nga banorët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia thotë se trupat indiane vendosën rrethimin rreth një lagje në Srinagar në një pikë që militantët po fshiheshin atje.
Kërkimet e forcave qeveritare shkaktuan shkëmbim zjarri duke rezultuar në vdekjen e dy militantëve dhe plagosjen e katër ushtarëve dhe dy policëve kundër - rebelizmit.
Luftimet nxitën protesta dhe përplasje kur banorët përpiqeshin të marshonin në vendin e betejës në solidaritet me militantët.
Forcat qeveritare qëlluan me të shtëna paralajmëruese, si dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hidhnin gurë, duke plagosur së paku katër persona.
India dhe Pakistani pretendojnë territorin e ndarë të Kashmirit në tërësinë e tij.