Yasin Öztürk
25 Janar 2019•Përditësim: 25 Janar 2019
WASHINGTON (AA) - Një grup qytetarësh u mblodhën sot para Shtëpisë së Bardhë në Washington në shenjë mbështetjeje për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit ishin qytetarë të Venezuelës.
Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar në ditën kur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dha betimin solemn dhe filloi mandatin e dytë të presidentit të shtetit.
Opozita në Venezuelë nuk e njeh pushtetin e presidentit Maduro, ndërsa kreu i opozitës së këtij vendi, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm.
Maduro pohon se bëhet fjalë për tentim për grusht shtet të mbështetur nga SHBA-të, e cila haptazi qëndroi në anën e opozitës dhe Guaidos.
Krahas SHBA-ve, opozitën në Venezuelë në marrjen e pushtetit e mbështetën Brazili, Argjentina, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kostarika, Ekuadori, Guatemala, Panamaja dhe Paraguaji. Nga ana tjetër Turqia, Rusia, Kina, Irani, Bolivia, Meksika dhe vende të tjera vazhdojnë të njohin legjitimitetin dhe mbështesin qeverinë e Maduros.