Ekip
21 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
MOSKË (AA) - Televizioni shtetëror rus, Russia Today (RT) ka publikuar gabimisht provat se nga avionët luftarakë rusë hidhen bomba thërrmuese gjatë ofensivave ajrore në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv rus i lajmeve RT përgatiti një lajm në lidhje me vizitën e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu të kryer më 18 qershor në bazën ajrore Hmejmin në Siri. Në këtë lajm krahas inspektimeve që Shoygu kreu në bazën ushtarake u paraqitën edhe pamje nga përgatitjet e avionëve luftarakë rusë që marrin pjesë në ofensivat ajrore.
Në pamje konstatohet se avionët e Rusisë mbanin bomba thërrmuese RBK-500 ZAB 2.5SM. Pasi në median sociale u paraqitën pamjet e publikuara nga vetë televizioni shtetëror rus që provojnë përdorimin e bombave thërrmuese nga rusët në Siri, autoritetet e RT hoqën menjëherë këto pamje nga kanali zyrtar në YouTube. Televizioni rus pasi hoqi pjesën prej 5 sekondash ku vëreheshin bombat thërrmuese i publikoi përsëri pamjet.