Gökhan Kurtaran
10 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
LONDËR (AA) - Punonjësit e kompanisë britanike ajrore British Airways (BA), kanë nisur një grevë dyditore në kryeqytetin e vendit, Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 2.900 punonjës të kësaj shoqërie të cilët janë pjesë e Union, një nga sindikatat më të rëndësishme në vend, kanë deklaruar se do të jenë në grevë deri ditën e nesërme. Ata kanë vënë në dukje se kanë filluar grevën me kërkesën për rritjen e rrogave.
Zëdhënësi i Sindikatës së Punonjësve, Union, Oliver Richardson, ka thënë se rroga që punonjësit e kabinave marrin është në një pikë kritike. Ai ka vënë në dukje se këto persona detyrohen të punojnë në një punë të dytë, ndërsa shkojnë në punë në gjendje shumë të lodhur.
Në një deklaratë për mediat nga kjo sindikatë thuhet se edhe pse BA deklaron se fitimet e punonjësve të kabinës përllogariten 21 deri në 25 mijë sterlina në vit, realisht në xhepat e punonjësve hyjnë vetëm 12 mijë sterlina.
Nga ana tjetër British Airways në një komunikatë për mediat ka thënë se nuk do të ketë anulime apo pengesa serioze në fluturimet gjatë këtyre dy ditëve në aeroportet Heathrow, Gatwick dhe London City të Londrës.