Dmitri Chirciu
24 Shtator 2020•Përditësim: 25 Shtator 2020
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin rus, Putin është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021 nga shkrimtari rus, Sergey Komkov.
Letra për nominim në Komitetin e Nobelit është paraqitur më 9 shtator dhe pas kësaj është nominuar për çmimin edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë për gazetarët lidhur me çështjen tha se "Ka një procedurë lidhur me vlerësimin e kandidatëve të nominuar. Nëse jepet çmim mirë, nëse nuk jepet nuk ka problem. Është vështirë të thuash ndonjë gjë tjetër këtu".
Nominimi i presidentit amerikan Trump për çmimin Nobel për Paqe u bë i ditur më 9 shtator.
Gjithashtu edhe opozitari rus, Alexei Navalny është nominuar për këtë çmim.