Can Erözden
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
PEKIN (AA) – Të paktën 67 persona kanë humbur jetën ndërsa një numër i pacaktuar i njerëzve kanë mbetur të bllokuar pasi platforma e centralit elektrik u shemb gjatë ndërtimit në jug të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Xinhua më herët po ashtu raportoi se pesë të tjerë të cilët u lënduan të enjten në mëngjes në provincën Jiangxi po marrin trajtimin në spital.
Personel mjekësor dhe zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.
Çdo vit në Kinë dhjetëra persona humbin jetën në aksidente në vendet e punës ndërsa kjo dukuri ka ngritur çështjen lidhur me rregullat e dobëta në vend.
Në korrik, tetë persona kanë vdekur pasi një ashensor ndërtimi ra nga kati i 18-të në një banesë në provincën lindore Shandong.