Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Mehmet Nuri Uçar
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
KAJRO (AA) - Njoftohet se 25 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në afërsi të katedrales kryesore të koptëve në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror egjiptian, ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur pranë Katedrales Shën Marku e cila ndodhet në lagjen Abbasije në lindje të kryeqytetit kanë humbur jetën 25 persona nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 30 të tjerë.
Koptikët përbëjnë 10 përqind të popullatës prej afërsisht 90 milionë që ka Egjipti.