Hamdi Çelikbaş
24 Janar 2023•Përditësim: 25 Janar 2023
92,5 për qind e pjesëmarrësve të një ankete të Anadolu Agency (AA) në Twitter i thanë "jo" pyetjes "A duhet Türkiye të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO?".
Brenda 24 orëve, në anketën e zhvilluar në llogarinë e AA-së në Twitter "@anadoluajansi", morën pjesë 50.155 persona.
Anketa përfundoi me kohën lokale në orën 01:00. Në pyetjen "A duhet Türkiye të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO?", 7,5 për qind votuan "po", ndërsa 92,5 për qind "jo".
Rezultatet e anketës do të ndahen me autoritetet suedeze nga AA.