Vesna Besic
03 mars 2022•Përditësim: 04 mars 2022
Një autobus që transportonte refugjatë nga Ukraina është përmbysur në Poloni mëngjesin e sotëm, tha policia e Lublinit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Kolonia Siedliszczki në rrethin e Swidnicës.
Gjashtë persona u transportuan në spital, pesë fëmijë dhe një i rritur. Ata nuk janë në rrezik për jetën.
Autobusi me refugjatë ukrainas po udhëtonte për në Varshavë. Në autobus ishin 73 persona, përfshirë dy shoferë.