Shpetim Hiseni
25 shkurt 2025•Përditësim: 26 shkurt 2025
Përmbytje të rënda kanë goditur provincën Java Lindore të Indonezisë pas reshjeve intensive, njoftojnë autoritetet, transmeton Anadolu.
Përmbytje janë raportuar në rajonin Tulungagung të Javës Lindore, me ujërat e përmbytjeve që kanë arritur afërsisht gjysmë metri në disa zona, njoftoi Abdul Muhari, kreu i Qendrës së Komunikimit dhe Informacionit pranë Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB).
Banorët janë këshilluar të shfaqin kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura.
Raportime në mediat sociale tregojnë se mijëra shtëpi janë përmbytur dhe ka pasur viktima, megjithëse shkalla e dëmeve dhe numri i viktimave mbeten ende të paqarta.
BNPB-ja ka lëshuar paralajmërim për mot të rëndë dhe përmbytje për disa rajone në Indonezi, duke i kërkuar popullatës të qëndrojë vigjilente pasi priten rreziqe të mëtejshme në ditët në vijim.