Mahmut Atanur
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
PEKIN (AA) -Përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha në jug të Kinës kanë sjellë humbje ekonomike në vlerën 152 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës "China Daily", reshjet të cilat po vazhdojnë nga java e kaluar në jug të vendit në Guangdong, Hunan dhe Guangshi Cuang kanë shkaktuar përmbytje.
Nga përmbytjet janë ndikuar negativisht më shumë se 1 milion njerëz, janë dëmtuar afër 2 mijë shtëpi dhe 60 mijë hektar tokë bujqësore e kultivuar. Nga përmbytjet më shumë se 20 mijë persona janë evakuuar.
Zyrtarët njoftuan se humbja ekonomike për shkak të fatkeqësive natyrore të lidhura me reshjet është rreth 1 miliard yuen (152 milionë dollarë).