İnci Gündağ
12 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Mbahet takimi i fundit i Këshillit të Ministrave nën kryesimin e kryeministrit britanik, David Cameron raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e mbajtur në zyrën e kryeministrisë në Londër krahas Theresa May, kryetares së re të Partisë Konservatore dhe e cila do të marrë detyrën e kryeministres, ishin të pranishëm ministri i Jashtëm Philip Hammond, ministri i Mbrojtjes Michael Fallon, ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt dhe anëtarë të tjerë të kabinetit.