Ömer Erdem
30 Mars 2022•Përditësim: 30 Mars 2022
Kryeministri i Mauritanisë, Mohamed Ould Bilal të martën i dorëzoi dorëheqjen e qeverisë së tij presidentit të vendit, thuhet në një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dorëheqja erdhi disa ditë pasi presidenti Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani kritikoi ashpër punën e qeverisë.
"Shumica e ministrive nuk kanë staf të mjaftueshëm për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Kjo është e papranueshme. Ekziston një mungesë e madhe e mbikëqyrjes së shërbimeve publike", tha Ghazouani në një fjalim më 24 mars.
Bilal kishte zëvendësuar Ismail Ould Badah Ould Cheikh Sidia i cili u largua nga posti i tij në gusht të vitit 2020 pas akuzave për korrupsion.
Para se të merrte detyrën, Bilali shërbeu si këshilltar i Ghazouanit.