Şenhan Bolelli
01 Tetor 2017•Përditësim: 02 Tetor 2017
BARCELONË (AA) - Ministria e Brendshme e Spanjës në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm në Katalonjë ka njoftuar se me ndërhyrjen e forcave të sigurisë janë mbyllur 92 qendra votimi dhe janë ndaluar 3 persona, ndërsa janë plagosur 12 persona nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Spanjës njoftohet se 9 persona të plagosur janë nga policia kombëtare dhe 3 nga forcat e xhandarmërisë.
Ndërsa policia lokale e Katalonjës e cila akuzohet se ka "mbetur pasive" kundër iniciativës së referendumit të jashtëligjshëm ka njoftuar se është 224 numri i qendrave të votimit të mbyllura.
Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë autonome të Katalonjës, është rritur në 465 numri i të plagosurve, ku dy persona ndodhen në gjendje të rëndë.
Gjithashtu është informuar se në referendum kanë votuar të gjithë anëtarët e qeverisë autonome të Katalonjës
.