Fatjon Cuka
20 Shtator 2017•Përditësim: 21 Shtator 2017
TIRANË (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po merr pjesë në sesionin e rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është pritur nga çifti presidencial amerikan Donald dhe Melania Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rama i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka realizuar një takim me presidentin amerikan, ndërsa takimi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë së Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhen në New York në punimet e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rama do të mbajë edhe një fjalim në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.