Alaattin Doğru
23 Prill 2020•Përditësim: 23 Prill 2020
Së paku 12 persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së një varke në liqenin Albert, në veriperëndim të Republikës Demokratike të Kongos, raporton Anadolu Agency (AA).
Alingi Akuba, drejtues i rajonit Djugu në provincën Ituri, bëri të ditur se një varkë peshkimi lundronte me 17 persona dhe u fundos në afërsi të fshatit Joo.
Konfirmohet se për vdekje kanë pësuar 12 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpëtuan. Akuba tha se varka u fundos për shkak të stërngarkesës.
Për shkak të klimës tropikale, RD e Kongos, që ka shumë zona pyjore, lumenj dhe liqene, nuk ka rrjet rrugor jashtë qyteteve të mëdha.
Ndonëse personat për transport shpesh përdorin lumnjtë dhe liqenet që rrethojnë pellgun e Kongos, ngjarjet fatale shpesh ndodhin për shkak të faktit se varkat e vjetra mbajnë më tepër se kapaciteti.