Ahmet Emin Dönmez
02 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Numri i të vdekurve nga virusi Ebola në Republikën Demokratike të Kongos është rritur në 5, raporton Anadolu Agency (AA).
Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në lajmin e bazuar në burimet qeveritare, bëri të ditur se në rajonin Mbandaka në veriperëndim të vendit edhe një persona ka humbur jetën për shkak të virusit Ebola.
Katër persona të infektuar me virusin janë karantinuar në spitalin Wangata.
Dje në vend kishin humbur jetën katër persona për shkak të Ebola-s, për shkurt kohë para se të shpallet e mposhtur epidemia në vend.
Ministri i Shëndetësisë i vendit, Dr. Eteni Longonda, duke njoftuar se epidemia sërish është shfaqur në rajonin Mbandaka kishte kërkuar mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
- Ebola shkaktoi vdekjen e mijëra personave në vend
Epidemia Ebola filloi në gusht të vitit 2018 në lindje të RD e Kongos, kurse deri më tani janë konfirmuar 3.314 raste dhe 2.025 vdekje.
Virusi Ebola, i cili është shkaktar i një lloji të etheve hemorragjike, për herë të parë u shfaq me dy epidemi të njëkohshme në qytetin Nzara të Sudanit dhe Yambuku të RD të Kongos në vitin 1976. Epidemia në RD të Kongos mori emrin që mban edhe sot pasi u shfaq në një fshat në afërsi të lumit Ebola.
Virusi u përhap në Afrikën Perëndimore në dhjetor të vitit 2013. Rreth 30 mijë persona u prekën nga virusi dhe mbi 11 mijë persona humbën jetën gjatë epidemisë që përfshiu Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen në periudhën 2014-2017.