Adham Kako
19 Shkurt 2018•Përditësim: 20 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Regjimi i Bashar Asadit në Siri njoftoi se një grup i emëruar si "forcat popullore" do të hyjë në rajonin e Afrinit të pushtuar nga organizata terroriste PYD/PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve e regjimit SANA njoftoi se brenda disa orësh në rajonin e Afrinit do të mbërrijnë njësitë e emëruara si "forcat popullore".
Organizata terroriste PYD/PKK, pasi ka humbur kontrollin në më shumë se 70 pika si rezultat i Operacionit "Dega e Ullirit" të udhëhequr nga forcat turke, ka përshpejtuar pazarllëqet me regjimin për hyrjen në Afrin.
Në një lajm të AA-së sot më herët u njoftua se një njësi simbolike e regjimit do të vendoset në vijën e frontit me forcat turke dhe Ushtrinë e Lirë Siriane, siç është bërë në Menbixh në Operacionin "Mburoja Eufratit", dhe se PYD/PKK ka rënë dakor për modelin e Menbixhit.