Dilara Zengin Okay
15 Shtator 2022•Përditësim: 15 Shtator 2022
Prodhimi industrial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në gusht ka rënë për 0,2 për qind në nivel mujor, në kundërshtim me pritjet e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rezerva Federale (FED) publikoi të dhënat për prodhimin industrial dhe shfrytëzimin e kapaciteteve për muajin gusht.
Prodhimi industrial në muajin gusht është ulur me 0,2 për qind krahasuar me një muaj më parë. Prodhimi industrial në këtë periudhë pritej të rritej me 0,1 për qind.
Sipas të dhënave të FED-it, prodhimi industrial u rrit me 0,5 për qind në korrik.