Muhammet Kurşun
16 Nëntor 2019•Përditësim: 17 Nëntor 2019
Reshjet e para të borës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kanë paralizuar qarkullimin rrugor në arteriet kryesore të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e para të borës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kanë paralizuar qarkullimin rrugor në arteriet kryesore të qytetit. Reshjet, të cilat filluan në orët e natës, kanë ndikuar negativisht në veçanti në pjesët veriore të Teheranit. ( Fatemeh Bahrami - Anadolu Agency )
Reshjet, të cilat filluan në orët e natës, kanë ndikuar negativisht në veçanti në pjesët veriore të Teheranit.
Në orët e pasditës, autoritetet pezulluan procesin arsimor në shkolla dhe universitete, ndërsa pushimi pritet të vazhdojë edhe nesër.
Krahas Teheranit, reshjet e borës kanë përfshirë edhe provincat Gilan, Mazandaran, Golestan, Khorasan Verior, Simnan, Zanjan, Qazvin dhe Alborz.