Bekim Laci
23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
BAHREIN (AA) - Manifestimi ndërkombëtar “Bahrain Airshow” i cili është rikthyer këtë vit me akrobacionet ajrore në Bahrein mes datave 21 dhe 23 janar, edhe sot ka dhuruar spektakël të vërtetë për adhuruesit e këtij sporti, raporton Anadolu Agency (AA).
Manifestimi që paraqet një argëtim familjar mundëson të shihen performancat më të mira fluturuese në Lindjen e Mesme.
Përveç shfaqjeve fluturuese, organizatorët kanë përgatitur një sërë aktivitetesh të ndryshme për të argëtuar familjet.
Spektakli ajror paraqet një koncept krejtësisht të ri që synon të promovojë dhe zhvillojë biznesin me aeroplanët në një arenë ku liderët kryesorë nga më shumë se 25 vende do të vijnë për të shikuar këtë ngjarje madhështore.