Kasım İleri
15 mars 2018•Përditësim: 15 mars 2018
WASHINGTON (AA) – Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni luftarak amerikan në shtetin federal Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Marina amerikane bën të ditur se avioni F/A.18F Super Hornet është rrëzuar gjatë stërvitjes në bazën Boca Chica në rajonin Key West.
Fatkeqësia ka ndodhur afër pistës në të cilën avioni duhej të aterojë.
Fillimisht komanda e forcave ajrore bëri të ditur se dy pilotët brenda avionit kishin katapultuar nga avioni dhe se janë gjetur në det në afërsi të bazës ajrore, megjithatë, pak më vonë u njoftua se ata nuk i kanë mbijetuar fatkeqësinë.