Muhammet Nazım Taşcı
15 janar 2020•Përditësim: 15 janar 2020
Kufizimi i internetit në Xhamu Kashmir të Indisë, statusi i veçantë i të cilit u hoq më 5 gusht të vitit të kaluar nga qeveria indiane, do të tërhiqen pjesërisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin indian, në njoftimin e administratës së Xhamu Kashmirit, thuhet se do të fillojë shërbimi i internetit broadband për institucionet publike dhe lidhjes celulare 2G me shpejtësi të vogël në pesë rajone.
Më tutje në njoftim bëhet e ditur se do të hapet edhe qasja në ueb faqet e shërbimeve themelore, spitaleve, institucioneve shtetërore, bankave, hoteleve dhe agjencive turistike.
Qeveria do të sigurojë 400 kiosqe me kompjuterë për raste emergjente.
Ndërkohë kufizimet në rrjetet sociale do të vazhdojnë.
Ky hap mbi kufizimin e internetit erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Indisë, e cila më 10 janar kërkoi që të gjitha kufizimet brenda një jave të shqyrtohen nga administrata e Xhamu Kashmirit.
Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit
India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.
Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.
Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.