Felix Nkambeh Tih
28 Gusht 2020•Përditësim: 29 Gusht 2020
Rreth 493 refugjatë burundezë, të cilët kanë jetuar në një kamp refugjatësh në Ruanda u kthyen sot në vendin e tyre, theksuan zyrtarët dhe OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Grupi fillestar prej 493 burra, gra dhe fëmijë vendosën të kthehen vullnetarisht në Burundi pasi jetuan në internim për 5 vjet", tha komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët në Ruanda.
Sipas gazetës lokale New Times, Olivier Kayumba, një zyrtar në Ministrinë përgjegjëse për Menaxhimin e Emergjencave tha se: "Këta janë disa prej refugjatëve burundezë që kërkuan të riatdhesohen dhe ne kemi vepruar në përputhje me rrethanat. Në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Në një deklaratë, ministri i Brendshëm i Ruandës, Gervais Ndirakobuca tha se kjo është autokolona e parë, duke shtuar se: "Ruanda do të vazhdojë të ndihmojë çdo refugjat që është i gatshëm të kthehet në vendin e tij/saj të origjinës dhe të mbrojë ata që dëshirojnë të qëndrojnë", shtoi ai.
Sipas gazetës, deri më tani UNHCR-ja ka regjistruar 1.800 prej afër 72 mijë refugjatëve burundezë në Ruanda që dëshirojnë të riatdhesohen.
Mijëra burundezë u larguan nga vendi i tyre në vitin 2015 për të kërkuar strehim në Ruanda dhe vendet tjera fqinje për shkak të krizave politike dhe të sigurisë në vend.