İsmail Çoktan
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
SANA (AA) - Në rajonin kufitar mes Arabisë Saudite dhe Jemenit, sulmet e ndërsjella me raketa dhe artileri mes Forcave Tokësore Saudite dhe militantëve të Lëvizjes Husi janë rritur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë saudite mësohet se: "Pasi që forcat e koalicionit të cilët gjenden në territorin e Arabisë Saudite kanë hapur zjarr artilerie ndaj pozicioneve të Husive të cilët gjenden në anën e Jemenit në qytetin Harad, militantët Husi kanë kryer sulme me raketa ndaj territorit të Arabisë Saudite".