Faruk Zorlu
02 Prill 2020•Përditësim: 03 Prill 2020
Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në disa shtete të Amerikës Jugore vazhdon të rritet që kur rajoni u përfshi nga përhapja e sëmundjes, transmeton anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të universiteti amerikan "Johns Hopkins", numri i vdekjeve në Brazil është rritur në 240.
Në Brazil janë regjistruar edhe mbi 6.800 raste të infektimit me COVID-19, ndërsa 127 pacientë janë shëruar.
Bresidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili më parë iu referua masave ndaj koronavirusit si "histeri", në një konferencë për media tha se koronavirusi është testi më i madh i vendit në një gjeneratë.
"Detyra kryesore e jona është të shpëtojmë jetë pa e ndërprerë sektorin e biznesit në vend. Ne veçanërisht duhet të kemi kujdes në qasjen ndaj të moshuarve dhe pacientëve", tha ai.
Më 18 mars, në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, ku u regjistrua përhapje më e madhe e COVID-19, u shpall gjendje emergjente.
Në ndërkohë, në Ekuador janë raportuar 14 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e vdekjeve në 93, tha zv/ministri i Shëndetësisë, Ernesto Carrasco, duke shtuar se janë konfirmuar 2.700 raste.
Duke folur mbi moshën e personave të infektuar nga virusi, Carrasco tha se ka 1.678 raste të moshës midis 20 dhe 49 vjeç dhe 672 raste midis moshave 50 dhe 64 vjeç.