Ahmad Adil
06 gusht 2026•Përditësim: 06 gusht 2026
Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në shtetin Assam në verilindje të Indisë ka arritur në 95, transmeton Anadolu.
Autoriteti Shtetëror i Menaxhimit të Fatkeqësive të mërkurën vonë në mbrëmje konfirmoi se numri i të vdekurve ka arritur në 95.
Kryeministri i Assamit, Himanta Biswa Sarma tha sot përmes platformës amerikane të mediave sociale X se operacionet e ndihmës vazhdojnë me ritëm të plotë, me mbi 1.900 qendra shpërndarjeje ndihmash që tani u shërbejnë komuniteteve të prekura në të gjithë shtetin.
"Përpjekjet e rehabilitimit po intensifikohen gjithashtu në të gjithë rajonin e Assamit", tha ai.
Sarma theksoi se pesë persona mbeten të zhdukur nga përmbytjet.
Rreth 1.1 milion njerëz janë prekur në 25 rrethe të shtetit.
India përjeton shira të dendur musonësh çdo vit, zakonisht nga qershori deri në shtator, duke shkaktuar shpesh përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.
Që nga fillimi i korrikut, mbi 160 persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me shiun në pjesë të ndryshme të vendit.