Ekip
02 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Në Sudanin e Jugut është rrëzuar një avion mallrash me 5 persona në bord, ndërsa autoritetet besojnë se nuk ka të mbijetuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni Antonov An-26 u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit Juba.
Drejtor i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar Juba, Kur Kuol, tha se avioni u rrëzua në zonën Gondokoro në Juba County, që ndodhet në bregun lindor të lumit Nil.
“Ne e dimë se në avion ishin pesë anëtarë të ekuipazhit. Besoj se nuk ka të mbijetuar”, tha ai, duke shtuar se zyrtarët do të konfirmojnë viktimat pasi të kërkojnë vendin e rrëzimit.
Një dëshmitar që foli për AA përmes telefonit tha se ka parë rrënojat e djegura të avionit dhe nuk kishte shenja të ndonjë të mbijetuari.