Ekip
17 Mars 2021•Përditësim: 17 Mars 2021
Një pilot ka humbur jetën kur një avion ushtarak i Indisë në mëngjes u rrëzua në pjesën qendrore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Një avion MiG-21 Bison i Forcave Ajrore Indiane (IAF) u përfshi në një aksident fatal këtë mëngjes, derisa u ngrit për një mision trajnimi luftarak në një bazë ajrore në Indinë qendrore", bënë të ditur Forcat Ajrore Indiane.
Ai identifikoi pilotin e ndjerë si Kapitenin e Grupit A Gupta dhe deklaroi se një gjykatë hetimore ka urdhëruar të zbulohet shkaku i incidentit.
"IAF shpreh ngushëllime të thella dhe qëndron fort me anëtarët e familjes", thuhet në njoftim.
Në vitet e fundit ka pasur incidente të shumta që kanë të bëjnë me avionët MiG-21. Në janar, një avion MiG-21 u rrëzua në shtetin Rajasthan, ku piloti arriti të shpëtojë.
Në nëntor të vitit të kaluar, një pilot i marinës MiG-21 u zhduk pasi avioni i tij u rrëzua në Detin Arabik. Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë.