Gözde Bayar
27 Gusht 2023•Përditësim: 28 Gusht 2023
Një aksident helikopteri ku kishte personel ushtarak amerikan ndodhi sot gjatë një stërvitjeje në veri të Australisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu.
Një helikopter “v-22 Osprey” me 20 marinsa amerikanë në bord u rrëzua pranë qytetit Darwin, raportoi Sky News Australia.
“Raportimet fillestare sugjerojnë se incidenti përfshin personelin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe se anëtarët e Forcave të Mbrojtjes të Australisë nuk ishin të përfshirë”, tha ministria në një email.
Ajo theksoi se aksidenti ndodhi në ishullin Melville, në veri të Darwinit, gjatë Stërvitjes “Predator’s Run 2023”.
Sipas raportimeve, aksidenti ka shkaktuar tre të lënduar.