Beyza Binnur Dönmez
01 Tetor 2021•Përditësim: 02 Tetor 2021
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në spitalin e qytetit të Rumanisë, Constanța, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve 'Agerpres' raportoi se autoritetet thanë se zjarri shpërtheu në repartin COVID-19 të Spitalit për Sëmundjet Infektive në qytetit Constanța.
Në raport thuhet se zjarri u shua pasi u evakuua i gjithë objekti.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.