Nazmi Abduramani
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
SHKUP (AA) – Kombëtarja e Maqedonisë në futboll si nikoqir në stadiumin “Mladost” në Strumicë priti kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të grupit “G” për Kampionatin Botëror Rusi 2018, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1me 1, raporton Anadolu Agency (AA)
Gjysmëloja e parë ishte me një intensitet të dobët loje dhe pa gjasa për të shënuar, përveç dy gjuajtjeve të Enis Bardhit dhe Goran Pandev nga kombëtarja e Maqedonisë, Ndërsa pas shënimit të golit nga kombëtarja e Shqipërisë me anë të Odise Roshit në minutën e 53-të gjysmëloja e dytë u bë më e hapur.
Kombëtarja e Maqedonisë me anë të Ezgjan Alioskit ishte më aktive dhe në minutën e 73-të pas akordimit të penaltisë, Maqedonia barazoi rezultatin në minutën e 78-të me golin e Aleksandar Trajkovskit.
Më pas kombëtarja e Maqedonisë kishte edhe disa shanse për gol në cilat portieri shqiptar Berisha mbrojti rrjetin, duke mos lënë kundërshtarin të kalojë në epërsi.
Trajneri i Shqipërisë Christian Panuci në fushë doli me titullarët Etrir Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Mërgim Marvaj, Odise Roshi, Andi Lila, Burim Kukeli, Ansi Agolli, Azdren Llullaku, Jahmir Hyka, Armando Sadiku.
Ndërsa trajneri i Maqedonisë, Igor Angellovski caktoi përbërjen fillestare për ndeshjen e sotme si kundër Izraelit me Dimitrievski, Ristevski, Musliu, Alioski, Pandev, Bardhi, Ristovski, Velkovski, Nikolov, Spirovski dhe Nestorovski.
Në ndeshjen e parë të këtyre kualifikimeve, Shqipëria në Shkodër fitoi Maqedoninë 2 me 1.
Ndeshjen në Strumicë e referoi arbitri suedez Jonas Eriksson.
Në grupin kualifikues “G” për në Kampionatin Botërror Rusi 2018 në tetë xhiron e zhvilluara deri ë tani kryeson Spanja me 22 pikë, pastaj Italia 19, Shqipëria 13, Izraeli 9, dhe Maqedonia 7 dhe Lihtenshtajni me asnjë pikë.
Angelovski dhe Panucci të pakënaqur nga barazimi
Pas përfundimit të ndeshjes mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 1-1, e cila u zhvillua në stadiumin “Mladost” në Strumicë, e vlefshme për Botërorin "Rusi 2018", trajnerët e dy skuadrave shprehën përshtypjet e tyre, duke theksuar se prisnin fitore nga kjo ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, tha se lojtarët e tij nuk ishin në nivelin e duhur dhe prandaj kishte dy zëvendësime në ekip.

“E vërteta është se nuk ishim në nivelin e duhur dhe për këtë shkak kishim dy zëvendësime. Thjesht, nuk arrinim të lidhim dy pasime, bëmë zëvendësime, shënuam gol dhe kishim shans për golin e dytë përmes Sadikut. Pranuam gol nga penaltia dhe në minutat e fundit sikur humbën fuqinë lojtarët tanë”, tha Panucci.
Ai deklaroi se Maqedonia nuk bëri presion të madh, prandaj lojtarët e Shqipërisë duhej t’i shfrytëzonin shanset në sulm. Panucci tha se mbetet të mendohet për ndeshjen me kombëtaren e Spanjës, duke theksuar se do të përpiqen të japin më të mirën, e më pas "do të mendoj për ndeshjen me kombëtaren e Italisë."
Nga ana tjetër, trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Igor Angelovski përcolli urime deri te futbollistët e tij për atë që treguan në ndeshje, megjithatë theksoi se i vjen keq që skuadra maqedonase nuk fitoi ndeshjen.

“Për fat të keq nuk arritëm të fitojmë, ndonëse kishim shumë shanse për gol. Në fund tërësisht u hapëm. Normal se duhej ta fitonim këtë ndeshje, por ne shënuam vetëm një gol”, tha Angelovski.
Angelovski theksoi se e gëzon fakti se lojtarët e kombëtares kanë qasje ofensive në lojë, që tregon sipas tij edhe rezultate.