Emre Gürkan Abay
15 Shkurt 2022•Përditësim: 16 Shkurt 2022
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se disa njësi ushtarake që përfunduan misionet e tyre në kuadër të stërvitjeve kanë filluar të kthehen në bazat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov në një deklaratë për gazetarët tha se disa njësi në rajonet jugore dhe perëndimore të Rusisë përfunduan misionin e tyre në kuadër të stërvitjes.
"Njësitë në fjalë kanë filluar të kryejnë ngarkimet e nevojshme për tu kthyet në garnizonet e tyre nëpërmjet rrugës hekurudhore dhe tokësore", tha Konashenkov duke informuar se njësitë në fjalë janë kthyer në garnizonet e tyre.
Sipas tij, në stërvitjet që vazhdojnë në Bjellorusi janë ftuar edhe atashetë ushtarake të vendeve të huaja. "Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ushtarake 'Vendosmëria Aleate-2022' (Allied Determination-2022) më 19 shkurt do të kryhen goditje me municion të vërtetë", tha Konashenkov.