Ekip
16 Mars 2023•Përditësim: 17 Mars 2023
Ndërtesa që përdorej nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë u përfshi sot nga zjarri në qytetin jugor rus Rostov, i cili ndodhet rreth 70 kilometra nga kufiri me Ukrainën, transmeton Anadolu.
Mediat shtetërore ruse, duke cituar shërbimet lokale të emergjencës raportuan se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ndërtesa i përkiste Departamentit rajonal të patrullimit kufitar të Shërbimit Federal të Sigurisë, ose FSB, raportojnë mediat.
Në pamjet e postuara në mediat sociale mund të shihet zjarri që përfshiu disa pjesë të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur duke u ngritur mbi qytet. Guvernatori rajonal Vasily Golubev tha se zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik.
Duke cituar burime anonime të policisë, mediat lokale raportuan më parë se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i municionit në magazinë.