Emre Gürkan Abay
22 Tetor 2017•Përditësim: 23 Tetor 2017
MOSKË (AA) – Aktivisti opozitar në Rusi dhe themelues i “Fondit të Lufës Kundër Korrupsionit”, Aleksei Navalnyi përfundoi dënimin me burg prej 20 ditësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga rrjeti social, Navalniy njoftoi se sot do të marrë pjesë në fushatën e cila planifikohet të organizohet në qytetin Astrahan të Rusisë.
Navalnyi, i cili është njëri nga aktivistët opozitarë që njihet me protestat kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ishte dënuar me 20 ditë burgim për shkak të veprës penale ‘thirrje qytetarëve në protesta të palejuara nëpërmjet rrjeteve sociale’.
Navalnyi përkundër kundërshtimit të autoriteteve ruse për shkak të rasteve penale kundër tij, deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.