Ali Cura
31 Tetor 2021•Përditësim: 01 Nëntor 2021
Në Rusi është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 40.993 raste të tjera, duke e çuar në 8.513.790 numrin e përgjithshëm të rasteve me COVID-19.
Ndërkohë, me 27.115 të shëruar numri i personave që janë shëruar nga virusi ka arritur në 7.358.539.
Me 1.158 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 238.538.
Në tetor vazhdoi rritja
Më 1 tetor numri i rasteve ditore në vend u deklarua 24.552, më 10 tetor 28.647, më 20 tetor 34.073 dhe më 25 tetor 37.930.
Në Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.603 raste të reja, duke e çuar shifrën e rasteve në 1.817.391 ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka shkuar në 31.342, përfshirë 94 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Masat kundër COVID-19
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 25 tetor dha udhëzimin që në mbarë vendin të shtrëngohen masat kundër COVID-19.
Në anën tjetër po merren masa kundër virusit sipas situatave të pandemisë në rajonet e vendit. Në rajonet me situatë të përkeqësuar, në hyrjet në ambiente të populluara, në restorante dhe në kafene është vendosur në zbatim praktika e barkodit (QR kod) i cili u jepet personave të vaksinuar.
Në vendin me një popullsi prej rreth 145 milionë banorësh janë vaksinuar plotësisht mbi 50 milionë njerëz.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar të vitit 2020 ndërsa vdekja e parë më 19 mars 2020. Dje në Rusi u shënuan 40.251 raste dhe 1.160 vdekje.