Elena Teslova
08 prill 2020•Përditësim: 09 prill 2020
Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.175 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e rritur në 8.672 numrin e të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi që nga e marta, duke rritur numrin e vdekjeve në 63, bëri të ditur ekipi i urgjencës së qeverisë në një deklaratë.
Rastet janë regjistruar në 81 rajone ruse nga 85 gjithsej.
Me 86 persona të shëruar numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 580 deri më tani.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.