Kübra Chohan
30 Dhjetor 2017•Përditësim: 31 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Rusia dhe Turqia kanë krijuar kushte për të nisur zgjidhjen politike të konfliktit sirian, tha sot presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
"Duke bashkëpunuar ngushtë, vendet tona arritën të parandalojnë kërcënimin terrorist që të përhapet më tej në të gjithë Lindjen e Mesme," tha Putin në një mesazh përshëndetës të Vitit të Ri për presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, bëhet e ditur në një njoftim të Kremlinit.
"Në vitin që po mbyllet, Rusia dhe Turqia jo vetëm që arritën të rivendosin marrëdhëniet e tyre dypalëshe, por gjithashtu arritën përparim thelbësor në rritjen e bashkëpunimit të tyre dypalësh në shumë fusha. Përveç kësaj, Vladimir Putin konfirmoi interesin e tij për dialog të vazhdueshëm konstruktiv dhe angazhim proaktiv në të gjitha çështjet në axhendat dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare", thuhet në njoftim.