Elena Teslova
04 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Rusia dhe Ukraina krijuan një grup pune për të adresuar krijimin e korridoreve humanitare në zonën e luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtar i ekipit negociator ukrainas, Mikhail Podolyak, në një konferencë për media në Brest, Bjellorusi, tha se Kryqi i Kuq Ndërkombëtar do të shërbejë si ndërmjetës pasi Ukraina nuk i beson palës ruse.
"Pozicioni i Federatës Ruse është i ashpër, por pozicioni i Ukrainës është gjithashtu i ashpër, kështu që negociatat do të jenë të vështira, por ato do të vazhdojnë me të vërtetë", shtoi ai.
Podolyak tha gjithashtu se raundi i tretë i bisedimeve mund të zhvillohet të shtunën ose të dielën, ku palët do të diskutojnë shkëmbimin e të burgosurve të luftës.
Bisedimet janë duke u zhvilluar në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar zemërim nga komuniteti ndërkombëtar. BE, Britania e Madhe dhe SHBA zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.