Emre Gürkan Abay
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Zëdhënësi i kabinetit të presidentit të Federatës Ruse, Dmitry Peskov, deklaroi se Moska zyrtare është shumë e shqetësuar për shkak të planit për rritjen e buxhetit të Aleancës Veriatlantike (NATO), raporton Anadolu Agency (AA).
Në Soçi, Peskov komentoi mbi samitin aktual të NATO-s që po mbahet në Londër dhe kritikoi ashpër planin e Aleancës për të rritur buxhetin.
"Hapat në këtë drejtim janë shqetësues për ne, sepse ato pasqyrojnë politikën e zgjerimit", tha Peskov, duke shtuar se, "Siç ka thënë edhe presidenti rus Vladimir Putin, Rusia nuk ka ndërmend të hyjë në një garë armësh që ka efekte shkatërruese në ekonomi".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët njoftoi se deri në vitin 2024 NATO do të ketë një buxhet vjetor prej 400 miliardë dollarë.