Elena Teslova
21 shtator 2023•Përditësim: 22 shtator 2023
Qeveria ruse vendosi një kufizim të përkohshëm në eksportin e benzinës dhe naftës me qëllim stabilizimin e çmimeve në tregun vendas, transmeton Anadolu.
"Në Rusi janë vendosur kufizime të përkohshme në eksportin e benzinës dhe naftës për automjete. Dekreti u nënshkrua nga kryeministri Mikhail Mishustin. Vendimi u mor për të stabilizuar çmimet e karburantit në tregun vendas", tha shërbimi për media i qeverisë në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit.
Në njoftim thuhet se kufizimet do të ndihmojnë për të përmbushur nevojat e tregut të karburantit dhe uljen e çmimeve për konsumatorët. Çmimet e benzinës dhe naftës në bursat ruse kanë shënuar nivele rekord në muajt e fundit.
Sipas zv/kryeministrit Alexandr Novak, çmimet po rriten për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në tregjet botërore dhe humbjes së vlerës së rublës ndaj dollarit amerikan.