Dmitri Chirciu
02 Qershor 2023•Përditësim: 03 Qershor 2023
Guvernatori i rajonit Belgorod në Rusi, Vyacheslav Gladkov, njoftoi se dy persona kanë humbur jetën në sulmin që ushtria ukrainase ka ndërmarrë kundër rajonit, transmeton Anadolu.
Nga kanali Telegram, Gladkov bëri deklarata lidhur me situatën në rajonin Belgorod ku ai theksoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kryer sulme kundër disa vendbanimeve në të njëjtën kohë.
"Forcat ukrainase hapën zjarr ndaj fshatit Maslov në rajon. Copëzat kanë goditur makinat. Një njërën prej këtyre ndodheshin 2 gra. Këto gra humbën jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa në dy makina të tjera u plagosën dy persona", deklaroi Gladkov.
Ndër të tjera Gladkov ndau informacionin se në sulme pësuan dëme rrjeti i shpërndarjes së gazit dhe i linjës së energjisë elektrike.
Vazhdojnë sulmet kundër rajonit Belgorod
Kudër rajonit Belgorod të Rusisë zhvillohen sulme herë pas here.
Vyacheslav Gladkov dje njoftoi se ushtria ukrainase ka kryer sulme me sistemin multi-raketahedhës ndaj rajonit.
Javën e kaluar u njoftua se një grup sabotazhi i lidhur me ushtrinë ukrainase ka hyrë në rajonin ku për shkak të sulmeve është krijuar qendra e përkohshme e evakuimit dhe se ndaj këtij grupi u krye një operacion.