Betül Yürük
07 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
OKB (AA) - Ndihmës përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vladimir Safronkov, ka paralajmëruar SHBA-të se ndërhyrja ushtarake në Siri do të "ketë rezultate negative", raporton Anadolu Agency (AA).
Safronkov, ka bërë disa deklarata për gazetarët pas seancës së mbyllur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për sulmin kimik i kryer në qytetin Idlib të Sirisë.
"Nga rezultatet negative të ndërhyrjes ushtarake do të jenë përgjegjës ata që kanë nisur këtë iniciativë të dyshimtë dhe tragjike", ka paralajmëruar Vladimir Safronkov.
Ndaj pyetjes se çfarë do të jenë rezultatet negative Safronkov është përgjigjur "Shikoni Irakun dhe Libinë".