Elena Teslova
15 Gusht 2022•Përditësim: 15 Gusht 2022
Rusia sot ka uruar Korenë e Veriut për 77-vjetorin e pavarësisë së saj, duke shprehur gatishmërinë për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti rus, Vladimir Putin, i dërgoi një telegram urimi udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në shënimin e çlirimit të gadishullit nga Japonia në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas agjencisë qendrore koreane të lajmeve (KCNA), Putin theksoi në mesazhin e tij se traditat e miqësisë dhe bashkëpunimit midis Moskës dhe Phenianit shërbejnë si një bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai po ashtu theksoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar përparimin në marrëdhëniet dypalëshe për të ndihmuar në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Gadishullin Korean.
Data 15 gusht shënon përvjetorin e dorëzimit të pakushtëzuar të Japonisë nga Lufta e Dytë Botërore në vitin 1945, duke i dhënë fund 35 viteve të sundimit kolonial në Kore.